Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri së bashku me dy ministrat, Agim Veliu dhe Selim Selimi kanë zhvilluar një takim me raportuesit e Venedikut.
Ky është postimi i plotë:
Së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, Ministrin e Drejtësisë, z. Selim Selimi, me Drejtorin e Zyrës Ligjore në ZKM, z. Mentor Borovci dhe me bashkëpunëtorë të tjerë, sot zhvilluam një takim të rëndësishëm me raportuesit e Komisionit të Venedikut, ku u diskutua për Projektligjin për Tubimet Publike.
Në këtë takim theksova se si qeveri jemi të përkushtuar që reformat shtetërore dhe projektligjet e përgatitura do të jenë të një standardi dhe cilësie të lartë juridike. Bashkëpunimi i vazhdueshëm me Komisionin e Venedikut si dhe me mekanizmat e tjerë është mënyra më e mirë për të siguruar që projektligjet tona janë në harmoni me standardet më të larta juridike./ Arbresh.info/
Super paraqitje e ‘Krabenit’, FUT kualifikohet në play-off t...
VLEN: Protesta e studentëve po e nxjerr në shesh mashtrimin ...
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...