Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, do të dalë sot para gjykatës në rastin ndaj tij që ka të bëjë me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar.
Seanca e dytë në rastin ndaj tij do të mbahet në Gjykatën Themelore të Gjakovës.
Më 17 dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Begajt pasi që dyshohet se gjatë muajve qershor – gusht të vitit 2014 në cilësinë e personit zyrtar ka shpërdoruar pozitën zyrtare dhe autorizimet e tij, me qëllim që një të dëmtuari t’i shkaktojë dëm, duke ia shkelur të drejtat nga marrëdhënia e punës.
Prokuroria pretendon se edhe pse i dëmtuari kishte kontratë të lidhur me Drejtorinë e Arsimit deri me 01.10.2015 si drejtor i shkollës fillore të mesme të ulët ‘Ganimete Tërbeshi’ në fshatin Astrazub, i pandehuri me dashje dhe me dijeni ka hapur konkurs pa ia ndërprerë më parë marrëdhënien e punës të njëjtit, duke e lënë pa vend pune dhe të ardhura për jetën. /kallxo.com
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...