Qeveria e Kosovës sot pritet ta mbajë mbledhjen e rregullt.
Mbledhja do të nisë nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti duke filluar nga ora 12:00.
Kujtojmë se dje në një konferencë për media Kurti ka bërë të ditur se më 15 mars do të marrë vendim për heqjen e tarifës 100% për lëndën e parë të mallrave të importuara nga Serbia.
”Pas leximit të analizës mbi reciprocitetin e munguar me Serbinë, e punuar kjo nga Ministria e Ekonomisë, Punësisë kam ardhur tek ky qëndrim sa i përket rrugës përpara lidhur me tarifën 100%”.
”Si Qeveri e Kosovës gjatë javës së ardhshme do të marrim vendim që nga data 15 mars 2020 të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”.
”Kjo si shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë sonë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike tregtare dhe politike me Serbinë”.
”Ftojmë Serbinë që si përgjigje ndaj këtij vendimi ndaj palës kosovare, të zotohet se do ta ndërpres fushatën për çnjohje ndaj Pavarësisë së Kosovës, dhe të nis me eliminimin e barrierave tregtare jotarifore ndaj Kosovës”.
Ndërsa i dërguari special i Presidentit amerikan, Donald Trump për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar lidhur me vendimin e Kryeministrit Albin Kurti për taksën 100% ndaj mallrave serbe.
”Ne nuk e mbështesim heqjen e pjesshme të masës nga kryeministri Kurti. Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të bien plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo u bë e qartë për Presidentin Thaçi në Shtëpinë e Bardhë sot”.
/arbresh.info/
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...