Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të takohet sot, ku ndër pikat e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Ndër pikat e rendit të ditës është edhe interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar.
Po ashtu, në rend dite është edhe interpelanca tjetër e kryeministrit Haradinaj sipas kërkesës së deputetes, Albulena Haxhiu, në emër të GP të Lëvizjes Vetëvendosjes, e mbështetur edhe nga shtatë deputetë nënshkrues lidhur me vendimet e Qeverisë për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës dhe për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale.
Kryesia e Kuvendit do të bëjë edhe shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Huajt, shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguri bërthamore, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Miniera dhe Minerale, etj
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore
Pacolli uron Pavarësinë: Prania e drejtuesve të UÇK-së do ta...
Republika e Kosovës sot feston 18-vjetorin e Pavarësisë
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...