Sot mbahet kongresi i shtatë ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore, i cili ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe interesimit të profesionistëve dhe studentëve të rinjë të shkencave mjekësore, mbi rëndësinë e punës, projekteve e hulumtimeve shkencore.
Kongresi i shtatë ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore, projekti i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, po ashtu, ka për qëllim edukimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të profesionistëve dhe studentëve të shkencave mjekësore, duke mundësuar akumulimin e kredive të nevojshme për licencim dhe rilicencim.
Ndryshe, në gjashtë kongreset e mbajtura deri me tani, në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, kanë marrë pjesë mbi 3500 profesionistë shëndetësorë dhe janë prezantuar mbi 300 punime shkencore.
Kongresi i shtatë ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore, realizohet në bashkëorganizim me Ministrinë e Shëndetësisë, Universitetin e Prishtinës „Hasan Prishtina“, Universitetin e Gjakovës „Fehmi Agani“, Kolegjin e Shkencave Mjekësore „Rezonanca“, Kolegjin „Fama“, Kolegjin „Universi“, Akademinë Italiane të Nutricionit dhe Dietologjisë, si dhe Institucionet tjera shtetërore, shëndetësore, arsimore e shkencore në Republikën e Kosovës./Arbresh.info/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun