Organizata mjedisore “Let’s Do It Kosova”në bashkëpunim me Korporate Energjetike e Kosovës me ndihmën e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga Komuniteti Romë, Kujtim Paçaku, do të realizojë sot aksionin e radhës në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën 2017”.
Numër i madh i vullnetarëve të “Let’s Do It Kosova”, do të angazhohen për pastrimin e deponive ilegale në fshatin Plemetin, të Komunës së Obiliqit, në vazhdën e projekteve për ndihmë Komuniteteve.
Përveç pastrimit të deponive të mbeturinave, Kryqi i Kuq i Prishtinës do të bëjë shpërndarjen e ndihmave, ndërsa Drejtoria Komunale e Shëndetësisë dhe njësia mobile nga QKUK do të bëjë vaksinimin e banorëve aty.
Po ashtu, në kuadër të aksioneve të nesërme, Ministria e Shëndetësisë do të bëjë edhe dezinfektimi e zonës së kampit.
Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në ...
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vi...
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë