Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, dhe Sekretarja e Shtetit e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Livia Leu, të martën udhëhoqën konsultimet politike që u zhvilluan në Bernë midis delegacioneve të Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve.
Përgjatë këtyre konsultimeve u vlerësua lartë bashkëpunimi aktual mes të dyja shteteve, kontributi që Zvicra ka dhënë për Republikën e Kosovës dhe kontributi i diasporës së madhe shqiptare në institucionet dhe shoqërinë zvicerane.
Përmes një komunikate për media nga MPJD bëhet e ditur se Ahmeti dhe Leu diskutuan edhe mbi mundësitë e zgjerimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, tregtisë, drejtësisë dhe sigurisë.
Në rrafshin multilateral, Ahmeti njoftoi delegacionin zviceran për planet e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për procesin aktual të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Ai e falënderoi Zvicrën për votimin pozitiv në Këshillin e Evropës dhe ndihmën e përhershme që ajo ka dhënë në proceset e anëtarësimeve të Republikës së Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare e rajonale.
Përgjatë takimit u diskutua edhe mbi agresionin e paprovokuar të Federatës Ruse në Ukrainë dhe për ndikimin që kjo luftë ka mbi rajonin e Evropës Juglindore./Arbresh.info/


Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...
Nga i pari te i katërti diferenca vetëm tri pikë, ‘nxehet’ g...
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt