Profesori dhe analisti Avni Mazrreku në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Ina thotë se Maqedonia s’mund të mbijetojë pa shqiptarët.
Sipas tij, shqiptarët etnikë si taksapaguesit më të mëdhenj mbajnë gjallë ekonominë dhe stabilitetin e Maqedonisë.
“Më shumë se gjysma e arkës së buxhetit të shtetit mbushet nga shqiptarët që jetojnë në Maqedoni dhe në diasporë. Ata kontribuojnë në stabilitetin makro dhe mikroekonomik të këtij shteti. Ndërsa çfarë marrin si kundërshpërblim? Pothuajse asgjë. Dhe kjo vërtetohet shumë lehtë nëse shohim dallimet në zhvillim mes rajoneve shqiptare dhe atyre maqedonase”, shprehet Mazrreku.
Ai fajëson partitë politike shqiptare për situatën e rëndë të shqiptarëve në këtë shtet.
“Partitë shqiptare kanë rol negativ në Maqedoni. Ato ndihen inferiore dhe nuk artikulojnë si duhet kërkesat e shqiptarëve të cilat duhej të reflektonin në aspektin social, ekonomik e më gjerë. Nëse ndonjë lider shqiptar në Maqedoni, u bën thirrje shqiptarëve që mos ta paguajnë tatimin në shtet, Maqedonia nuk do të mbijetonte”, thekson Mazrreku.
Sipas tij, 70 për qind e tatimeve në Maqedoni vijnë nga shqiptarët, derisa shqiptarëve u jepet vetëm 3 për qind.
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...