Shpend Maxhuni viziton Berlinin, takohet me zv/Presidentin e BKA-së

18:31 | 23 Gusht 2016
M. A.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Berlin, ku sot është takuar me zv/Presidentin e BKA-së (Bundeskriminalamt) Mr. Peter Henzller.

Gjatë këtij takimi është biseduar për bashkëpunimin që ka Policia e Kosovës (PK) me BKA-në në fusha të ndryshme në luftimin e krimit, ku rëndësi  e veçantë i është dhënë avancimit të bashkëpunimit edhe më të madh në të ardhmen, në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Drejtori i Përgjithshëm z.Maxhuni mori premtimin nga zyrtar të lartë të BKA-së, se do ta mbështesin PK-në edhe në vizionin e sajë për anëtarësim sa më të shpejtë  në Interpol si një nevojë e një rëndësie të veçantë, jo vetëm për PK-në por edhe për rajonin dhe me gjerë.

Nga zv/ prsidenti i BKA-së z. Henzller u çmua shumë lartë suksesi dhe të arriturat e PK-së për kontributin e sajë në aspektin e sigurisë.

Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm mori premtimin se BKA-ja do të vazhdoj ta mbështes PK-në me trajnime në disa fusha specifike në luftimin e krimit të organizuar.

Drejtori i Përgjithshëm z.Maxhuni falënderoi zv/presidentin e BKA-së për mbështetjen e deritanishme të dhënë për PK-në dhe ri-konfirmoi gatishmërinë për të bashkëpunuar përse afërmi në të gjitha fushat me interes në aspektin e sigurisë e veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar trans kufitar./Arbresh.info

image-0-02-01-2a16479d0fb8eabff13b517a13de47477f99c57c406bf91c8d3445d4d7c401e9-V

Shpërndaje në rrjete sociale