Në platformën e shërbimeve e-Kosova janë hapur aplikimet për paraqitjen e provimit të maturës, në afatin e dytë.
“Të gjithë maturantët e shkollave të mesme të larta që janë të interesuar të marrin pjesë në afatin e dytë të provimit të maturës shtetërore kanë mundësinë të aplikojnë përmes platformës e-Kosova nga data 13 – 22 gusht 2025”, thuhet në njoftim.
Për të aplikuar, maturantët duhet të identifikohen në platformën e-Kosova, të klikojnë mbi opsionin “Shërbime”, më pas te “Arsimi”, dhe të klikohet mbi opsionin “Apliko për paraqitje të provimit të maturës – afati i dytë”.
“Ky shërbim është krijuar për të lehtësuar procesin e aplikimit, duke ju mundësuar të kryeni të gjitha procedurat online, pa pasur nevojë të paraqiteni fizikisht në shkollë apo institucione tjera”, thuhet në njoftim.
Shembet ndërtesa në veriun e Libanit, 5 të vdekur
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...