Qeveria e Kosovës nuk e pranon përfshirjen e organeve shtetërore të Serbisë në hetimet që po zhvillohen rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ish- lider i Iniciativës qytetare, “Liria, Demokracia, Drejtësia”.
Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha për Radion Evropa e Lirë se shteti i Serbisë nuk ka dërguar ndonjë kërkesë zyrtare për përfshirje në hetime.
Por, siç thotë ai, askush nuk ka të drejtë nga jashtë që të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Republikës se Kosovës, përveç mekanizmave relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë, që janë të autorizuar për të siguruar një ambient të sigurt në Kosovë.
“Dhe, për të hequr dilemat, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar eventualisht FBI-në që të jetë pjesë e hetimeve”, ka thënë Matoshi.
Oliver Ivanoviq, është qëlluar për vdekje të martën para selisë së partisë se tij, në Mitrovicën Veriore.
Haradinaj: VV po pret përfundimin e mandatit të presidentes,...
Real Madridi është shumë afër nënshkrimit me yllin e Liverpo...
Vendim i ri: Legalizimi i folieve në vetura bëhet përmes A-T...
Nën patronatin e Kurtit, mbahet akademi për demonstratat e v...
Barcelona merr dritën e gjelbër për të nisur bisedimet me Ba...
Vendim për përfshirje: Hiqen tarifat e regjistrimit për komu...