Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, vizitoi sot Komunën e Ferizajt, me ç’ rast së bashku me Kryetarin e kësaj komune Agim Aliu, diskutuan rreth projekteve që MMPH këtë vit po realizon në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor në këtë komunë.
Pas takimit me kryetarin Aliu, Ministri Fatmir Matoshi, në një adresim para medieve deklaroi se shuma e ndarë për projekte në komunën e Ferizajt, të financuara nga MMPH
kalon shumën e 1 milionë eurove.
Matoshi ka prezantuar projektet që këtë vit MMPH do të realizojë në këtë komunë duke u nisur nga Ndërtimi i parkut memorial të UÇK-së në Jezerc, në vlerë prej 400 mijë euro,
Rregullimi i shtratit te lumit Sazli prej hekurudhës në Ferizaj deri tek lumi Sitnicë-Ferizaj, në vlerë totale 500 mijë si dhe projekti për funksionalizimin
e Bifurkacionit në Nerodime, në vlerë prej 257 mijë euro.
“Komuna e Ferizajt është po ashtu fituese e fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, dhe për këtë ne i kemi ndarë një shpërblim prej 150 mijë euro”, deklaroi ministri Matoshi.
“Ne si ministri, komuna e Ferizajt, shoqëria civile dhe të gjithë qytetarët duhet të punojmë për një ambient të pastër. Unë jam i lumtur që në emër të Ministrisë dhe qeverisë do të ofrojmë mbështetje për projekte që disa kanë përfunduar e disa do të përfundojnë në vitin e ardhshëm”, deklaroi nder të tjerash Ministri Matoshi.
Nga ana tjetër Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu pasi falënderoi Ministrin Matoshi për përkrahjen theksoi se ka marrë mbështetjen nga ai për ndërtimin impiantit të ujërave të zeza e cila do të fillojë me nënshkrimin e marrëveshjes në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë.
Matoshi e Aliu kanë biseduar edhe rreth sigurimit të rezervave të reja ujore në mënyrë që të sigurohet furnizim i rregullt me ujë të pijshëm për të gjithë banorët, dhe për këtë Matoshi është zotuar që do të angazhohet maksimalisht. /arbresh.info/

Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...