Kandidati për deputet nga AAK-ja, Halil Matoshi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se përmendja e origjinës së nënës në aspektin negativ, është primitivizëm.
E këtë e ka bërë si reagim ndaj deputetes në shkuarje të PDK-së, Ganimete Musliu, ku kjo e fundit fyejti Ilir Dedën.
“Permendja e origjines se nanes se akecilit, ne kontekste negative asht primitivizem dhe fyemje per secilin qytetar te devotshem te Republikes se Kosoves por edhe per tane njerezimin! Ne kete rast jam ne anen e Ilir Dedes dhe solidarezohem me te! Dhe Ganimete Musliu duhet me i kerku falje publike. Kerkimfalja asht i vetmi akt qytetar ne kete rast”, ka shkruar Matoshi në Facebook.
Kujtojmë se Matoshi e Musliu janë në një listë zgjedhore ku do të garojnë për deputetë pasi partitë e tyre arritën marrëveshje për koalicion.
Osmani u bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në vo...
Lulzim Hetemi voton: Shteti ndërtohet me përgjegjësi qytetar...
KQZ njofton se deri në orën 15:00 kanë votuar 24,91% e qytet...
Shqipe Selimi voton bashkë me djalin: Bëje edhe ti pjesën të...
Kryetari i KQZ-së deklarohet sërish për problemet me rrymë n...
Pacolli: Sot të votojmë për lirinë, jo vetëm për pushtet