Analisti politik, Halil Matoshi, ka thënë se analisti Andi Bushati ka tejkaluar kornizat e gazetarisë me kolumnën e tij të fundit.
Duke e komentuar analizën e tij, Matoshi tha se ai nuk është përfshirë kurrë nëpunët e Shqipërisë me shkrime për disa arsye.
‘’Ai gazetar i vjetër nuk kam përdorë gjuhë fyese ndaj askujt dhe nuk jam marrë kurrë me shqipërinë pasi me atë merret trupi i popullit atje. Atje ka elektorat dhe nuk kemi pasur nevojë të ndërhyjmë ne’’, tha ai në emisionin Pressing në T7.
‘’Tek Bushati i kam parë tre elemente që i kalojnë shijen e mirë të gazetarisë’’
‘’E para ai tha se vota e sovranit u vodh nga maska. Dmth 83 deputetë i quan maska në kllapa renjë, maskarenjë. E dyta kjo është thirrje për revoltë pasi ky vec e ka emëru armikun dhe thirrë në goditjen e tij. Dëmet kolaterale të aksionit tuaj janë ku e ku më të vogla se të këqijat që po i bëjnë Kosovës. Po ashtu këtu vërehet thirrja për dhunë.’’, thotë ai.
Super paraqitje e ‘Krabenit’, FUT kualifikohet në play-off t...
VLEN: Protesta e studentëve po e nxjerr në shesh mashtrimin ...
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...