Asnjë hidrocentral në Kosovë nuk posedon leje mjedisore dhe asnjë nuk është legal. Kështu ka deklaruar ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi gjatë raportimit para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me hidrocentralet dhe problemet tjera mjedisore.
Ai ka thënë se në Kosovë nuk ka një vlerësim të mirëfilltë për hidrocentralet. Sipas tij, kohë më parë i kanë shkruar një letër ZRRE-së dhe e kanë njoftuar se askush nga operatorët nuk ka leje.
“Dëshiroj ta sqaroj se nuk është Ministria e vetmja që merret me këtë çështje. Është një radhë e procedurave që duhet të ndiqen. Asnjë kërkesë nuk është trajtuar pa pëlqimin e komunës ku ndodhet investimi. Për këtë kërkojmë që komunat të jenë të vëmendshme kur japin pëlqime për ndërtimin e hidrocentraleve sepse në fund po drejtohet gishti nga ne”, ka deklaruar Matoshi.
Matoshi ka thënë se në Ministrinë e Ambientit deti tash ka vetëm një kërkesë për ndërtimin e një hidrocentrali, raporton Koha Ditore.
“Jemi të interesuar që sa më shpejt me pajisë me leje që operimi i tij me qenë i rregullt”, ka shtuar Matoshi.
Anëtarja e Komisionit Besa Gaxheri ka thënë se Kosova është shteti që më së paku ka ujë. Ajo ka kërkuar të dijë se çfarë ka ndërmarrë Ministria për hidrocentralin në Grykën e Deçanit dhe hidrocentralin në Grykën e Rugovës.
“A keni ngrit padi për këtë çka ka ndodhë sepse është e tmerrshme kjo gjendje”, ka thënë ajo.
Deputeti Salih Salihu e ka pyetur ministrin përse hidrocentralet që nuk kanë leje ende janë duke punuar dhe kur do marrin leje.
“Meqë Kosova ka kaq pak ujë pse nuk ka një plan për akumulimin e ujërave”, ka theksuar ai.
Ministri Matoshi tutje ka thënë se arsyeja që nuk po aplikojnë kompanitë për të marrë leje për ndërtimin e hidrocentraleve është se nuk i plotësojnë kriteret dhe e dinë se ju refuzohet kërkesa.
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë