Dy persona, shtetas të huaj janë arrestuar nga policia e Kosovës për keqpërdorim të kartelave bankare – mashtrim.
Rastin ka ndodhur dje në Prizren, dhe është konfirmuar nga policia e Kosovës.
“Është raportuar se hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas zhvillimit të hetimeve kanë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër (shtetas të huaj), nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartë cekur”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Policia thotë se, gjatë kontrollit në banesën e tyre në cilësinë e provave materiale u janë gjetur dhe sekuestruar: një shtëpizë kompjuteri, dy telefona mobil, një printer, një POS, kartë Hart diska, tre USB memorie, kartela bankare, njëmbëdhjetë vula në emër të bizneseve të ndryshme dhe dokumente tjera.
Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Bllokohet qarkullimi në aksin Rozhajë–Kullë
Abdixhiku: LDK nuk frikësohet nga gara, të shtunën është koh...
Begaj: Pavarësia e sistemit të drejtësisë, reforma ishte për...
Aksion në “Eko Regjioni” në Prizren, Prokuroria Speciale arr...
Shkëlqyen në fundjavë, Shaqiri dhe Saipi në formacionin e ja...
E rëndë në Durrës, babi ther me thikë vajzën e tij