Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton shtëpitë botuese të cilat kanë aplikuar në konkursin e MAShTI-t për dorëzimin e dorëshkrimeve për tekste shkollore, se afati për dorëzimin e tyre është data 17 prill 2020.
Duke marrë parasysh vendimin e fundit të institucioneve të Kosovës për kufizimin e lëvizjes me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID – 19, MAShTI njofton shtëpitë botuese se do t’i asistojë ato në marrjen e lejeve njëditore të qarkullimit me qëllim që ta bëjë të mundur pranim-dorëzimin zyrtar të dorëshkrimeve në përputhje me konditat e konkursit.
Me këtë rast, MAShTI kërkon nga shtëpitë botuese që t’i dërgojnë në MAShTI emrat e personave të autorizuar (1 deri në 3 persona për secilën shtëpi botuese) në mënyrë Ministria të kërkojë leje qarkullimi një ditore për këta persona nga MPBAP. /arbresh.info.
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...