Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me anë të një komunikate për media ka reaguar në lidhje me njoftimet e raportuara në media se subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje, ka paralajmëruar organizimin e debateve me nxënës të shkollave të mesme të Prishtinës në hapësirat e institucioneve arsimore.
“Shkollat janë institucione të dijes dhe të edukimit të rinjve tanë dhe askush nuk ka të drejtë ligjore keqpërdorimin e nxënësve në ambientin shkollor.Përfshirja dhe shfrytëzimi i nxënësve të moshës jomadhore në debate partiake e politike është shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe paraqet shkelje të parimeve të Ligjit për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës dhe të konventave ndërkombëtare”, thuhet në reagim.
MAShT bën apel te të gjithë drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe nxënësit që të mos lejojnë përfshirjen dhe shfrytëzimin e nxënësve dhe ambienteve shkollore në aktivitete partiake dhe politike, nga asnjë subjekt politik në Kosovë.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë fton subjektin politik “Lëvizja Vetëvendosje” që të reflektojë në interes të nxënësve dhe të heq dorë nga përfshirja e tyre në aktivitete partiake dhe politike.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...