Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) është bërë adresë për punësimin dhe angazhimin e militantëve të partisë Nisma Socialdemokrate, së cilës i takon edhe vetë ministri Shyqiri Bytyqi.
Ky institucion së fundi ka shpallur disa konkurse për pozita të ndryshme me kontratë “marrëveshje për shërbime të veçanta” apo (kontratë mbi vepër), shkruan sot “Koha Ditore”. Nga këto konkurse deri tash janë pranuar tre persona, dy prej të cilëve anëtarë të partisë Nisma dhe një familjare e asistentes së ministrit Bytyqi.
Këshilltari për media në MASHT, Valmir Gashi, ka thënë se pranimi i këtyre personave nuk nënkupton punësim, por vetëm angazhim. Por, nuk ka sqaruar përse në këto konkurse janë pranuar anëtarë të Nismës dhe familjarë të kabinetit të ministrit.
“Kjo është një temë që po e përsëritni e ripërsëritni me emra të njëjtë kohë pas kohe. Për të qenë sa më të qartë, marrëveshjet me shërbime të veçanta nuk nënkuptojnë punësim”, thuhet në përgjigjen e tij me shkrim.
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...