Shtetasit e Kosovës që jetojnë në vendet evropiane, e që cilësohen si vende me rrezik të lartë për përhapjen e COVID-19, dhe që tashmë janë nisur për të ardhur në vendlindje për të votuar për zgjedhjet e 14 shkurtit do t’u kërkohet testi PCR negativ për COVID-19 i bërë në 72 orët e fundit.
Bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës, të marrë të enjten tri ditë para zgjedhjeve, përjashtim nga ky vendim bëjnë qytetarët që zotohen se do të largohen nga Kosova për tri orë. Po ashtu përjashtim bëjnë qytetarët e huaj si transportues profesionistë dhe ata që shfrytëzojnë Kosovën për rrugë transit, shkruan Arbresh.info.
Ata që hyjnë në Kosovë e që nuk kanë testin COVID-19, duhet të vetizolohen për shtatë ditë. Përjashtim këtu bëjnë qytetarët që kanë dalë nga Kosova në 24 orët e fundit.
Dje dhe sot janë publikuar video të shumta të mërgimtarëve që shihen duke udhëtuar drejt Kosovës për të dhënë votën për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka
Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes, Italia d...
I jepet lamtumira e fundit nënës së dëshmorëve, Tahir e Agim...
AUV heq kufizimet e importit nga Maqedonia e Veriut pas elim...
FFK ndan stemat e FIFA-s për gjyqtarët dhe asistentët për vi...
Një përqafim që vlen më shumë se një mijë fjalë – Vini...