Nga data 28 maj do të ketë lehtësime të masave.
Kështu bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media.
Vitia tha se nga dita e enjte e kësaj jave mund të hapen objektet fetare dhe ndryshon lëvizja e qytetarëve, pra sipas masave qytetarët mund të lëvizin nga ora 05:00 e mëngjesit deri në ora 21:00 në mbrëmje, raporton arbresh.info
“Pas diskutimeve që kemi pasur nga javën e kaluar, jemi mjaftueshëm të inkurajuar që ti prezantojmë masat lehtësuese. Masat lehtësuese janë ato që mund të hapen objektet fetare nga 28 maji”, tha Vitia
“Nga data 28 maj do të ndryshoj lëvizja e qytetarëve, nga ora 5 e mëngjesit deri në ora 21:00 qytetarët do të lëvizjen pa kufizime. Deri ne fund të muajit do të mbyllet edhe karantina. Faza e tretë që fillon me tre qershor do të lehtësohen masat që do e ndihmojnë ekonominë. Çdo hap që bëjmë ka rrezik deri sa virusi është ende në mesin tonë”, tha Vitia./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/593334694623786/
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...