Kryeministri i Irlandës, Micheál Martin, njoftoi të enjten se ka zhvilluar një takim të ngrohtë dhe konstruktiv me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Bruksel, ku u mbajt samiti i Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Në një postim në Twitter, Martin shkroi se Irlanda e mbështetë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.
“Takim i ngrohtë dhe konstruktiv me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Përsërita mbështetjen e Irlandës për Kosovën në rrugëtimin e tyre si pjesë e familjes më të madhe evropiane”, tha kryeministri irlandez.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku morën pjesë 27 liderët e vendeve të Unionit, ka përfunduar. /arbresh.info/

Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit