Marta Kos paralajmëron Kosovën dhe Bosnjën: Ende nuk kanë nisur miratimin e reformave të Planit të Rritjes

10:46 | 21 Nëntor 2025
E.K

Në Tiranë, në Pallatin e Brigadave, po zhvillohet samiti me temë “Plani i Rritjes, Rruga jonë drejt BE”, ku marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor: Kosova, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Në fjalën e saj, Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, theksoi rëndësinë strategjike të rajonit për sigurinë e kontinentit.

Kos u shpreh se Evropa “nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor”, duke e cilësuar si një gabim të së kaluarës vonesën në procesin e integrimit të rajonit. Ajo theksoi se BE duhet të përshpejtojë hapjen e dyerve për vendet aspiruese dhe të forcojë bashkëpunimin institucional.

“Tashme është një çështje me të cilën po punojmë dhe gjithmonë e më shumë kjo çështja ka të bëjë më sigurinë dhe Evropa nuk mund te jetë e sigurt pa BP dhe ky është një gabim që kemi bërë në shkuarën dhe duhet ta korrigjojmë dhe ta rregullojmë dhe jam e kënaqur që këto takime që po bëjmë për planin e rritjes po bëjnë gjithmonë e më shumë dyer dhe ju përmendët 7 prej tyre dhe shumë dyer të tjera do të hapen. Ju jeni pjesë e Evropës dhe ne thjeshtë duhet ta bëjmë këtë edhe në formë institucionale, që ju të bëhen shtet anëtar Evropian”, u shpreh Kos.

Komisionerja nënvizoi gjithashtu se janë bërë dy vite nga katër që prej nisjes së zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, dhe se ky është momenti i duhur për të vlerësuar progresin. Kos theksoi se dy nga vendet e rajonit nuk kanë nisur ende zbatimin e reformave, ndërsa dy vendet më përparuara kanë realizuar vetëm rreth 50% të reformave të dakorduara.

Sipas saj, ekziston një lidhje e qartë midis ritmit të zbatimit të reformave dhe avancimit në procesin e anëtarësimit.

“Kemi mbushur dy vjet që nga fillimi i zbatimit të Plani i Rritjes për Ballkani Perëndimor, 2 vite nga 4 dhe tani është momenti i duhur për të biseduar. Por të jemi të sinqertë dy nga vendet e rajonit ende nuk kanë fill7uar të miratojnë reformat apo zbatimi. Dy më të mirët kanë zbatuar rreth 50% te reformave të dakorduar dhe shohim një lidhje shumë të mirë midis avancimit në procesin e anëtarësim dhe reformave”, tha ajo.