Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po qëndron për vizitë zyrtare në Kroaci bashkë me kryeministrin Albin Kurti.
Sot atje (në Kroaci) janë nënshkruar disa marrëveshje mes Kosovës dhe Kroacisë.
Sveçla ka thënë se këto marrëveshje do të ndikojnë drejtpërdrejtë në forcimin e sistemeve tona të sigurisë dhe emergjencave, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, Kosova po fuqizohet në vazhdimësi duke bashkëpunuar por edhe duke u dëshmuar si partner serioz për shtetet mike e demokratike.
Postimi i tij:
Jam shumë i lumtur që në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci të cilës po i prinë Kryeministri Albin Kurti, sot nënshkruam me homologun tim Davor Božinović:
– Marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të patentshoferëve;
– Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes nga katastrofat natyrore dhe të tjera;
– Memorandumin për bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e forenzikës dhe
– Memorandumin e bashkëpunimit mes akademive tona policore.
Këto marrëveshje dhe memorandume do të ndikojnë drejtpërdrejtë në forcimin e sistemeve tona të sigurisë dhe emergjencave ndërsa marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të patentshoferëve do ti ndihmojë mërgatës sonë që jeton në Kroaci si në aspektin ekonomik ashtu edhe në lehtësimin e zhvillimit të tyre atje.
Kosova po fuqizohet në vazhdimësi duke bashkëpunuar por edhe duke u dëshmuar si partner serioz për shtetet mike e demokratike./Arbresh.info/
Dëmtohen varrezat në Obiliq, policia nis hetimet
Arrestohet një shtetas i huaj për vjedhje të rëndë në Prisht...
Ylli i harruar i Juventusit rikthehet në stërvitje pas 550 d...
7 vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tu...
Moti sot me diell në Shqipëri