Sipas tij kjo marrëveshje është bërë në mënyrë që të mos ketë më incidente brenda partisë.
“LDK e ka marrë atë vendim dhe unë e kam respektuar dhe kam thënë në rregull unë tërhiqem se nuk po duam incidente edhe ditëve në vijim e kemi bërë një marrëveshje për me shku disa njerëz në kryesi e nënkryetarë me delegatë. Po kam qenë i pranishëm kur është votuar Borovci, e kam votuar edhe unë sepse kemi bë marrëveshje për unitetet”, ka thënë Abrashi.
Borovci, ka treguar se në garë qe i vetëm, e i pranishëm, megjithatë ka qenë edhe Arban Abrashi.
Simpatizantët e Hazir Borovcit dhe ata të Arban Abrashit ishin rrahur mes vete në degën e Matit në Prishtinë gjatë zgjedhjeve të brendshme në LDK.
Partia e tyre i kishte përjashtuar këta dy nga kandidimi në degë apo nëndegë./lajmi.net.
