Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për rekrutim në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe bordeve të ndërmarrjeve publike.
Kryeministri Haradinaj tha se Kosova është duke vazhduar partneritetin me Britaninë e Madhe për shtet ndërtimin e vendit, raporton arbresh.info.
Ai tha se përmes kësaj marrëveshje janë 21 pozita për të cilat do të rekrutohen njerëzit.
“Kosova po vazhdon partneritetin me Britaninë e Madhe si shtet mik i Kosovës në të gjitha proceset e shtet ndërtimit të vendit. Ambasada na ka ndihmuar në rekrutimin e pozitave të reja. Deri tani janë zgjedh 21 pozita të larta. Tani jemi dakordu për pozitën e re. Ekspertizën shumëvjeçare të Britanisë e kemi dhuratë. Ambasada e bën punën e mirë që ata që nuk janë të kualifikuar nuk mund të hyjnë në listën e ngushtë edhe nëse kanë të njofshëm, pra është një start i suksesshëm”, u shpreh ai.
Haradinaj tha se Qeveria do ta respektoj procesin e rekrutimit nga Ambasada Britanike./Arbresh.info/
Stuhia godet Kaliforninë, shkaktohen përmbytje masive dhe ev...
Kryeministri Rama uron besimtarët: Gëzuar Krishtlindjen!
KEK reagon: Punëtorët që protestuan për pagë mesatare 1.100 ...
Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen
Përparim Rama pret sot Dafina Zeqirin, do t’i dhurojë “Hyjne...
Sallahu falënderon punëtorët e Qendrave për Punë Sociale për...