Mbi 95 për qind të shkollave në Kosovë nuk janë duke e respektuar marrëveshjen e arritur javë më parë mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe drejtorive komunale për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës në arsim.
Dy javë pas arritjes së kësaj marrëveshjeje, vetëm një numër i vogël i shkollave i kanë zëvendësuar orët të shtunave. Pjesa më e madhe po i binden vendimit që e ka nxjerrë Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) sipas të cilit nuk zëvendësohen orët, shkruan sot “Koha Ditore”.
SBASHK-u e ka vënë një kusht që nëse në Ligjin për paga ngritën koeficientet e mësimdhënësve fillorë, psikologëve, pedagogëve dhe sekretarëve të shkollave, në fund të vitit shkollor do të zëvendësohet vetëm një javë mësim.
Më 15 prill, ministri Shyqiri Bytyqi dhe kryetari i kolegjiumit të drejtorëve komunalë të arsimit, Besim Avdimetaj, pas takimit të mbajtur në MASHT ishin zotuar se të gjitha orët e humbura do të zëvendësohen.
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...