Marrëveshja me Serbinë nuk i heq targat KS

?????????????????????????????????????????????????????????

17:30 | 12 Korrik 2015
M. A.

Kosova vazhdon t’i mbaj në qarkullim dy palë targa të veturave, ato me RKS dhe ato të vjetrat KS që kryesisht përdoren nëpër enklavat serbe. Në këto enklava nuk i pranojë targat e Republikës së Kosovës.

Megjithëse është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për lëvizje të lirë, çështja e targave nuk përfshihet në këtë marrëveshje.

Edita Tahiri, ministre për Dialog në Qeverinë e Kosovës ka thënë se çështja e tabelave nuk është në agjendë. Ajo ka treguar se me marrëveshjen për lëvizje të lirë lejohen dy palë targa.

Ndërkaq, Kryesuesi i Delegacionit për Sigurime në Bruksel, Rrahim Pacolli, mendon se tagrat me KS nuk kanë nevojë të hiqen pasi nuk paraqesin ndonjë problem.

Rrahim Pacolli (1)

Ai po ashtu ka thënë se në fillim të muajit të ardhshëm do të hyjë në fuqi marrëveshja për Lëvizje të Lirë.

Ndërsa përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës, përmes përgjigjeve elektronike kanë thënë se nuk janë përgjegjës për këtë çështje, transmeton kp.

Serbët që jetojnë në Kosovë ishin pajisur me targa KS në tetor të vitit 2011 , pasi ata nuk kishin pranuar të pajisen me ato të Republikës së Kosovës .

 

Shpërndaje në rrjete sociale