Për Ukë Rugovën, i cili ishte arrestuar me urdhër të prokurorit të EULEX-it, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale që kanë të bëjnë me krim të organizuar, shitblerje-vizash, mashtrim dhe ushtrim të ndikimit, kontrabandë të emigrantëve, dhe shpërdorim të pozitës zyrtare, duket se procesi gjyqësor do të jetë më i vështirë se sa që pritej.
Burime të portalit Veriu.info bëjnë të ditur se Eulex-i para disa ditësh i ka larguar nga procesi gjyqësor ndaj Ukë Rugovës dy gjyqtarët shqiptarë dhe i ka zëvendësuar me dy gjyqtarë të huaj.
Siç mëson Veriu.info, kjo ka ndodhur për shkak të opinionit publik të krijuar nga qarqe të caktuara, sipas të cilave koalicioni PAN i kishte garantuar Ukë Rugovës lirimin nga të gjitha akuzat, nëse Teuta Rugova do ta votonte Ramush Haradinajn për kryeministër.
Ndërkohë, sot Ramush Haradinaj ka qendruar në familjen e ish presidentit Rugova, ku më pas e ka lëshuar një deklaratë për media nga e cila ka lënë të nënkuptohet se e ka siguruar votën e Teuta Rugovës për formimin e Qeverisë./Veriu.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje