Disa marokenë janë arrestuar në Kosovë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë vrarë Jasmin Berović, gjatë një përleshje në Sarajevë, dhe kanë lënduar dy persona.
Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje për shkak se bëhet fjalë për operacion ndërkombëtar, raporton arbresh.info.
Sipas medieve në Bosnje e Hercogovinë, marokenët nuk ishin lejuar të hyjnë në një lokal në Sarajevë, raporton arbresh.info.
Ditë më parë policia e atjeshme kishte liruar marokenin Hacham Aglaras meqë nuk kishte gjetur prova që e fajësonin.
Por në kërkim ishin shpalluar dy migrantë që u përfshinë në përleshjen me thikë.
Procedimet penale kanë treguar, megjithatë, se marokeni Aglaras nuk është përgjegjës për vrasjen.
“Personi i përmendur nuk mund të lidhet me krimet e kryera në këtë moment,” thuhet në një deklaratë të shkurtër të policisë në Bosnje e Hercegovine, duke shtuar se Aglaras është dorëzuar në Shërbimin e të Huajve i cili do të vendosë se çfarë të bëjë më pas me të.
Jasmin Berović, i cili u vra nga një autor i panjohur të premten e kaluar, u varros në varrezat Vlakovo të Sarajevës dhe qindra miq dhe të njohur të tij ishin të pranishëm në varrim, megjithë kufizimet në epidemi./arbresh.info/
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...
Drita fiton me përmbysje ndaj Ferizajt dhe vazhdon kryesimin...
OVL e UÇK-së nderon dëshmorët e Komunës së Istogut
Investimet e huaja, Rama: Shqipëria mbi mesataren e rajonit,...
Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Hungari, garë e ngushtë ...
Chelsea – Man City, publikohen formacionet zyrtare