Prizren 14.10.2019-16:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka qenë në kërkim me urdhëresë të lëshuar nga gjykata dhe është bërë bastisje e banesës së tij.
Gjatë bastisjes së banesës janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë me sa vijon:
substancë e dyshuar për narkotikë e llojit marihuanë me peshë 162.51 gramë, kokainë me peshë 1.53 gramë, një peshore digjitale, një qese plastike me substancë të dyshuar për narkotikë e llojit “LSD”, 3 (tri) kapsula “Tredon”, një mulli për bluarje të marihuanës, 115 (njëqind e pesëmbëdhjetë) qese të zbrazëta plastike, një telefon celular, një pistoletë, model i panjohur, një karikator me gjashtë fishekë dhe një kuti plastike me 15 (pesëmbëdhjetë) fishekë me kalibër të panjohur dhe një motoçikletë.
Pas përfundimit të intervistimit i dyshuari dërgohet në vuajtje të dënimit./arbresh.info/
Masat policore ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ng...
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës