Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Bojan Maricik ka publikuar në Facebook pamje të takimit me deputetin e Kuvendit, duke thënë se vendi ka një periudhë shumë të rëndësishme në lidhje me euro-integrimet.
“Shumicë stabile dhe Qeveri stabile pasi këto janë muaj shumë të rëndësishëm ku duhet të bëjmë përpjekje të mëdha për bisedime me BE-në. Me deputetin Kastriot Rexhepi u pajtuam që kemi një periudhë shumë të rëndësishme për euro-integrimet e vendit kurse nevoja për të vazhduar reformat është shumë e madhe” ka shkruar Maricik.
Përndryshe, deputeti Rexhepi pasi e shpëtoi këtë qeveri është takuar më herët edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe të parin e diplomacisë, Bujar Osmani./arbresh.info/

Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!
Shtëpia e Bardhë mohon planet për sulm bërthamor ndaj Iranit
Mbi 1,000 ankesa të pranuara nga AIP gjatë vitit 2025
Çështja e presidentit, PDK: S’pranojmë takime me Kurtin pa f...
Ndryshohet aktakuza ndaj Manxhukës, Azemit dhe të tjerëve