Ish-deputetja e PDK-së, tani deputete e pavarur në Kuvendin e Kosovës, Margarita Kadriu ka bërë të ditur votën e saj për demarkacionin. Ajo ka thënë se vota e saj do të jetë kundër. Kadriu në një opinion të botuar në gazetën të cilën e kishte drejtuar para se të hynte në politik, ka shkruar se votimi kundër demarkacionit nuk e dëmton Kosovën për proçeset integruese me BE, dhe më tej ka keqinterpretuar edhe deklaratën e Joe Biden, shkruan Gazeta Express.
“Edhe nënpresidenti i SHBA-së Joe Biden, e kritikoi Ekzekutivin se nuk kishte arritur ta qartësonte demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, duke nxitur kështu reagime të njëpasnjëshme sidomos nga qarqet shkencore, gjeografë, demografë, historianë, juristë.” shkruan Kadriu.
Kadriu për deklaratat nëse dështon demarkacioni, izolohet Kosova shprehet “Më duhet të theksoj se është e pavërtetë që nëse dështon demarkacioni me Malin e Zi, do të izolohemi, siç kërcënon pushteti. Luftimi i krimit dhe korrupsionit është kriteri kryesor i paplotësuar që na mban larg rrugës evropiane. Duke qenë gjithmonë kundër jotransparencës, pushtetit korruptiv, pazareve me territor dhe politikës antikombëtare, natyrshëm votoj edhe kundër një marrëveshjeje, e cila na sjell telashe të mëdha, tensione të panevojshme dhe nuk e zgjidh problemin, përkundrazi. ”
Zgjidhja sipas Kadriut është rrugëdalja është krijimi i një komisioni të ri, më kompetent dhe gjithëpërfshirës, si dhe garantimi i transparencës së bisedimeve.
Në lidhje me votën për Demarkacionin deputetja Kadriu thekson qartë “Vota ime, sigurisht nuk është në favor të një marrëveshjeje të tillë. Se duhet bërë demarkacioni me Malin e Zi dhe të gjitha shtetet fqinje është e padiskutueshme. Unë jam për demarkacion me Malin e Zi si shtet fqinj , mirëpo i them jo kësaj marrëveshjeje të paqartë, të dëmshme dhe plotësisht jotransparente. ”
Presidentja Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatu...
Sa miliona mund t’i kursejë Juventusi, nëse Motta rikthehet ...
Bisedimet ShBA – Iran mbyllen pa marrëveshje, palët shprehin...
Nisin hetimet për manipulime të votave në Ferizaj, Shtime dh...
Kërkohet paraburgim për 22 kryesues në Gjakovë, dyshohen për...
Rama i lumtur për miratimin e buxhetit: Imazh si funksionon ...