Ministria e Shëndetësisë informon se në dy ditët e kaluara janë aplikuar gjithsej 9.009 doza të vaksinës, nga të cilat 1.873 janë aplikuar si dozë e parë, 1.580 si dozë e dytë, 5.536 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.
Nga MSH thonë se deri më 2 nëntor janë vaksinuar gjithsej 806.781 qytetarë, prej të cilëve 777.655 me dy doza, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 36.424 qytetarë.
“54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar, ndërsa 33% e popullsisë së moshës 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.
“Mbulimi me vaksinim me një dozë vaksine është 57% e popullsisë së rritur dhe me dy doza 46% e qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 39% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar, kurse 35% e popullsisë ka marrë dy doza vaksine”, thonë nga MSH./Telegrafi/
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...