Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se në margjina të Konferencës së Sigurisë në Munih ka takuar Dennis Kinzelmann, Drejtorin e Përgjithshëm, dhe z. Daniel Zittel, Drejtorin e Shitjeve në sektorin e mbrojtjes në kompaninë Mercedes-Benz.
“Në kuadër të Forumit të Sigurisë së Mynihut, takuam z. Dennis Kinzelmann, Drejtorin e Përgjithshëm, dhe z. Daniel Zittel, Drejtorin e Shitjeve në sektorin e mbrojtjes në kompaninë Mercedes-Benz. Bashkëpunimi me kompaninë Mercedes-Benz tashmë është konkretizuar përmes një kontrate trevjeçare për furnizimin me kamionë taktikë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve tona operacionale dhe modernizimin e flotës ushtarake”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij, ky partneritet strategjik dëshmon përkushtimin tonë për të ndërtuar bashkëpunime afatgjata me prodhues liderë ndërkombëtarë në fushën e industrisë së mbrojtjes, me synim rritjen e standardeve të sigurisë, ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë në përmbushjen e misionit tonë.
Kurti bëri homazhe në përvjetorin e 27-të të masakrës së Lyb...
Zëdhënësja e KEDS-it: Njehsorët elektrikë janë të saktë, s’k...
Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
Supremja rrëzon dispozita të Udhëzimit për TVSH
Merr flakë një veturë afër daljes së Lipjanit
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...