Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka vizituar sot Komandën e Forcave Speciale të Turqisë ku është pritur në takim nga gjeneral Ömer Ertuğrul Erbakan.
Maqedonci me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se me Erbakan kanë diskutuar për programet trajnuese që nga Forcat Speciale Turke mund të ndjekin FSK, përcjell Arbresh.info.
“Kisha kënaqësinë që sot të vizitoj Komandën e Forcave Speciale Turke, me ç’rast u prita në takim nga Komandanti i Forcave Speciale, gjeneral Ömer Ertuğrul Erbakan. Në një kohë kur bota po përballet me kërcënime të natyrës hibride, njësitë jokonvencionale si Forcat Speciale përbëjnë kapacitet të rëndësishëm”, ka thënë Maqedonci.
“Gjatë takimit me komandant Erbakan diskutuam rreth programeve trajnuese të Forcave Speciale Turke që mund të ndjekin ushtarakët e Forcës Speciale të FSK-së. Komandantin e falenderova për mbështetjen e deritanishme, ndërsa u dakorduam për të vazhduar bashkëpunimin me qëllim avancimin e kapaciteteve profesionale të FSK-së”, shkroi Maqedonci./Arbresh.info
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata