Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Kosova po bën përpjekje që sistemet antitank Javelin, të arrijnë më herët se sa ishte parashikuar fillimisht në kontratë.
“Kemi diskutuar mundësinë që SHBA-të të na mundësojnë që këto pajisje t’i kemi deri në fund të vitit 2025, pavarësisht se në kontratë ka qenë e planifikuar pas vitit 2025, pra në 2026 e tutje që t’i kemi”, ka theksuar Maqedonci.
Ai ka sqaruar se kontrata për blerjen e Javelin-ëve është nënshkruar vitin e kaluar dhe se ka disa faza: “Kontrata ka disa faza, nuk nënkupton se me nënshkrimin e kontratës do të kesh pajisjet. Janë fazat kur bëhen pagesat, kur është planifikuar që pajisjet të arrijnë në vend, leja e eksportit që është aprovuar vitin e kaluar, si dhe vetë blerja që është miratuar”.
Sipas ministrit, qëllimi është që të sigurohet të paktën një pjesë e këtyre pajisjeve sa më shpejt, në mënyrë që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të familjarizohen me to.
“Unë besoj që do të kemi një sasi, ndoshta jo gjithë sasinë, por sa për t’iu mundësuar pjesëtarëve tanë që të familjarizohen me këto sisteme”, ka shtuar ai.
Sulmi në Bondi, Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhë...
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fus...