Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar rolin vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, duke theksuar se bashkëpunimi ushtarak mes dy vendeve mbetet i qëndrueshëm dhe aktiv në të gjitha fushat.
Duke folur në emisionin “Balkan Talks”, Maqedonci tha se, pavarësisht dallimeve aktuale mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian në aspektin e qasjeve gjeostrategjike, partneriteti transatlantik do të vazhdojë të ketë rol kyç në ruajtjen e stabilitetit në rajon.
“Ne me BE-në kemi bashkëpunuar. Besoj se SHBA dhe BE patjetër që në një periudhë do të zgjidhin paqartësitë që lidhen me interesat gjeo-strategjike, më saktësisht me qasjen e re të SHBA-ve për më pak prezencë në Europë. Vlerësoj se pavarësisht se ka një çarje në raportet SHBA-Evropë për se si e shohin të ardhmen, do gjendet një rrugë për të përafruar interesat duke pasur parasysh faktin se SHBA dhe BE janë ato zona që përfaqësojnë demokracinë, të drejtat e njeriut”, ka deklaruar ai.
Maqedonci ka theksuar se marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe SHBA-së nuk kanë mbetur vetëm në letër, por kanë prodhuar veprime dhe rezultate konkrete në terren. Sipas tij, SHBA-ja vazhdon të jetë e pranishme brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme në të gjitha drejtimet.
“Nga ana tjetër, të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me SHBA, janë dokumente që kanë prodhuar veprime. SHBA po mbesin prezent brenda ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke mbështetur në të gjitha drejtimet. Janë faktori kyç në zhvillimin tonë të mbrojtjes. Në kuadër të marrëveshjeve, kemi trajnimin e stafit tonë, bashkëpunimin në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, ku kemi punuar me Ambasadën Amerikane në Kosovë për të përafruar prodhuesit potencial në Kosovë. Pikat që kemi adresuar në marrëveshje janë edhe blerjet strategjike. Në dhjetor kemi nënshkruar një kontratë për blerjen e një sistemi modern të atilerisë, që për herë të parë shitet jashtë SHBA-ve, pikërisht në Kosovë”, ka deklaruar Maqedonci.
Ai ka nënvizuar se ky bashkëpunim e vendos Kosovën në një pozitë më të avancuar sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë, duke e cilësuar SHBA-në si partnerin kryesor strategjik në këtë proces./Euronews.al
Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
Vajza 7-vjeçare goditet nga vetura në Surkish të Podujevës, ...
Prishtinë: Tre të mitur kapen në flagrancë duke tentuar të v...
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një h...
Igli Tare vihet pas yllit të Atletico Madridit për ta përfor...
“Kam përfunduar 8 luftëra”, Trump: Po i afrohemi një zgjidhj...