Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim homologen nga Luksemburgu, ministren Yuriko Backes, me të cilën u diskutua për mundësitë e reja të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, veçanërisht në segmentet ku Kosova ka nevojë për mbështetje.
Gjithashtu, në këtë takim morën pjesë edhe delegacionet përkatëse të të dy vendeve.
Ministri Maqedonci shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës, përmes projekteve zhvillimore, që kanë ndikuar në përmirësimin e cilësisë së jetës në vendin tonë. Falënderim i veçantë iu adresua edhe trupave luksemburgase që shërbejnë në kuadër të Kontingjentit të Beneluksit në misionin e KFOR-it.
Palët shprehën vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe përkrahjen e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare./Arbresh.info

27 vjet nga masakra e Lybeniqit
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës
17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Begaj: Mbet...