Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci sot ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.
Ristuccia fillimisht i uroi ministrit Maqedonci sukses në punë gjatë mandatit të tij.
Ndërsa, Maqedonci shprehu falënderimin për vizitën e tij si dhe mirënjohjen për kontributin e KFOR-it, në shërbimet e kompanive të vendit por edhe në sigurinë rajonale.
Përmes një njoftimi për media nga Ministria e Mbrojtjes, bëhet e ditur se Maqedonci e njoftoi Gjeneralin Ristuccia, lidhur me procesin aktual si dhe synimet për të ardhmen, ku një ndër objektivat kryesore është integrimi në organizatat euroatlantike.
Ndër tjerash, në këtë takim u bisedua lidhur me situatën e sigurisë në vend, ku të dy bashkëbiseduesit e theksuan se bashkëpunimi i ngushtë mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me KFOR-in do të vazhdojë edhe më tej në kuadër të mandateve që kanë, në shërbim të sigurisë së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.Arbresh.info/
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri