Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.
Në këtë takim, ambasadori Abbott i uroi ministrit Maqedonci sukses në detyrën e tij të re dhe theksoi se bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe ministrive tona të mbrojtjes do të vazhdojë jetë i fuqishëm, përcjell Arbresh.info.
Ndërkaq, ministri Maqedonci e falënderoi ambasadorin Abbott për përkrahjen e përhershme nga Mbretëria e Bashkuar, si një ndër aleatët më të fuqishëm që ka Republika e Kosovës, sidomos në integrimin e vendit në organizatat euroatlantike.
Në këtë takim u diskutuan edhe tema të interest të përbashkët lidhur me veprimet e nevojshme të për realizimin e planit të përbashkët të bashkëpunimit në fuhsën e mbrojtjes dhe sigurisë, në kuadër të partneritetit në mes dy vendeve.
Po ashtu, u diskutua edhe mbi gjetjen e formave të reja të thellimit të bashkëpunimit./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...