Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se ka pritur në takim komandantin e anijes zbarkuese USS Pearl Harbor, shtetasin amerikan me prejardhje shqiptare, Alban Dervishi.
Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se përkushtimi, profesionalizmi dhe suksesi i tij janë dëshmi e fuqishme e rolit gjithnjë e më të madh të shqiptaro-amerikanëve në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së SHBA-së.
Postimi i të plotë i ministrit Maqedonci:
Sot pata kënaqësinë të mirëpres në takim Komandantin e anijes amfibe zbarkuese USS Pearl Harbor, Alban Dervishi, oficer amerikan me rrënjë shqiptare që shërben në Forcat Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përkushtimi, profesionalizmi dhe suksesi i tij janë dëshmi e fuqishme e rolit gjithnjë e më të madh të shqiptaro-amerikanëve në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së SHBA-së. Ai përfaqëson me dinjitet vlerat e shërbimit, përgjegjësisë dhe lidershipit.
Gjatë takimit, ai u shpreh i nderuar që po viziton Kosovën dhe vlerësoi arritjet e vendit tonë, veçanërisht në zhvillimin dhe avancimin e sistemit të mbrojtjes.
E falënderova për vizitën dhe ritheksova mirënjohjen tonë për mbështetjen e palëkundur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës. SHBA mbetet aleati ynë strategjik dhe i pazëvendësueshëm.
Edoni dhe Kenani përballë njëri-tjetrit, Juventus iu dëshiro...
“Gjithë kombi po brohoret për ju”, Ambasadorja Ziv mbështet ...
Ish-krerët e UÇK-së pritet ta përcjellin Kosovën nga Haga
Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik
Shtohen masat e sigurisë për ndeshjen Kosovë-Turqi, bllokohe...
“Jemi me ju”, Osmani i jep forcë Dardanëve për ndeshjen e ma...