Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar sot ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemajl Minxhozi.
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci, ka shkruar se është shumë mirënjohës për kontributin e ambasadorit gjatë mandatit të tij në Republikën e Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Ishte kënaqësi të takoj sot Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z.Qemajl Minxhozi.
Shumë mirënjohës për gjithë kontributin e ambasadorit gjatë mandatit të tij në Republikën e Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në ngritjen e bashkëpunimit bilateral sa i përket trajnimit dhe edukimit të ushtarakëve që gjatë kësaj periudhe është dyfishuar.
Bashkë jemi më të fortë!

Trump: Fitore e plotë për Amerikën, ditë e madhe për paqen b...
KEDS tregon cilat zona mbesin sot pa rrymë për shkak të puni...
Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit për dy javë
Moti sot në Shqipëri
Mblidhen sot katër komisione parlamentare
Gjykata Kushtetuese sot pret vizitorë