Çështja e furnizimit me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka qenë njëra ndër temat që e ka përplasur opozitën me partinë në pushtet.
Lidhur me këtë temë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se ushtarët asnjëherë s’kanë mbetur pa ushqim.
Para deputetëve nga foltorja e Kuvendit, Maqedonci po ashtu theksoi se koncepti i ri i vetëqëndrueshmërisë më ushqim në FSK, jo vetëm që ka kosto më të ulët, por edhe është më kualitativ.
“Mund të them me përgjegjësi të plotë, që koncepti i ri i vetqëndrueshmërisë me ushqim, përveç që ka një kosto jashtëzakonisht më të ulët të shpenzimeve, në krahasim me buxhetin e planifikuar me kontratë trevjeçare, ku ka qenë i planifikuar një buxhet prej 13 milionë eurove, për operatorët ekonomik për të shërbyer ushqim, dhe me konceptin që jemi duke zhvilluar, atë po e bëjmë me më pak se 4 milionë euro. Gjithashtu po mundëson të shërbehet ushqim më kualitativ, dhe një vetëqëndrueshmëri të nevojës si në rastin e 29 nëntorit”, tha Maqedonci./Arbresh.info
Shemben dy ndërtesa në Liban, 15 të vdekur
“Erdha me ambicien për t’u ngjitur në Premier League” –...
Haga kërkoi 180 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: ...
Njohësit e drejtësisë: Kërkesa nga Haga, në kundërshtim me l...
Tash e dy javë nga rënia e telit të rrymës në Rrugën C, ende...
Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...