Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë sot në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të SHBA-Kartës së Adriatikut (A5), i cili u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut, si kryesues aktual i Kartës.
Ministria e Mbrojtjes më anë të një komunikate për media bënë të ditur se në takim u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në suaza globale, si dhe sfidat e reja dhe implikimet e sigurisë të vendeve të rajonit tonë dhe më gjerë, përcjell Arbresh.info.
Maqedonci në adresimin e tij theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të bashkëpunimit rajonal me qëllim përballjen me sfidat e reja sigurisë, që vijnë si rezultat i qasjes keqdashëse të akterëve rajonal e global.

“Gjithashtu, theksoi edhe një herë se Republika e Kosovës pret reagim më të qartë dhe më të ashpër të komunitetit ndërkombëtar kundrejt veprimeve të grupeve terroriste të mbështetura nga strukturat shtetërore të Serbisë, dhe theksoi vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë për ruajtjen e sovranitetit dhe mbrojtjes së integritetit territorial të vendit, gjithnjë duke u koordinuar me partnerët ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.
“Në fund, ministri kërkoi mbështetjen e vendeve anëtare për anëtarësim e plotë të Republikës së Kosovës në SHBA-Kartën e Adriatikut (A5), si nismë regjionale për të hapur mundësitë për iniciativa tjera regjionale dhe rrugën tonë Euro-Atlantike”, thuhet tutje në njoftim.

Në takim morën pjesë ministrat e mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, zëvendës sekretarja e mbrojtjes së SHBA, si dhe përfaqësues nga ministritë e mbrojtjes së Kroacisë, Sllovenisë, Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë.
Në margjinat e kësaj ngjarje, ministri Maqedonci realizoi takime bilaterale me Zëvendës Sekretaren e Mbrojtjes së SHBA, Celeste A. Wallander, ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska, ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, Dragan Krapoviq./Arbresh.info

Çka përfiton Kosova pas heqjes së masave
Aksident ajror në SHBA, avioni përlaset në pistë, raportohet...
Forca Tokësore me komandë të re, Vengu: Përgjegjësia për mbr...
Grenell reagon pas vizitës së Edi Ramës tek Hashim Thaçi në ...
OEK thirrje partive të formojnë institucionet, pasi vendi rr...
Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...