Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka nisur vizitën e tij zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai ka vizituar Departamentin e Eksporteve të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku është pritur në takim nga drejtori i këtij institucioni, Mark Goldsack, përcjell Arbresh.info.
“Së bashku me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Londër, z. Ilir Kapiti, si dhe atasheun e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, Kolonel Agron Bajrami u takuam me drejtorin e këtij institucioni, z. Mark Goldsack dhe stafin, me të cilët zhvilluam diskutime të frytshme lidhur me mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen”, ka shkruar Maqedonci në llogarinë e tij në Facebook.
“Mbretëria e Bashkuar vijon të jetë partner i veçantë strategjik në zhvillimin e kapaciteteve ushtarake të vendit tonë”, shtoi ai./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...