Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për ta ndihmuar Çekinë e cila po përballet me vërshime.
Me anë të një postimi në Faceboo, ai tha se i ka dërguar letër homologes së tij, Jana Černochová ku tha se i ka shprehur gatishmërinë për t’iu ofruar ndihmë autoriteteve çeke përmes kapaciteteve të kërkim shpëtimit apo formave tjera të mbështetjes humanitare, shkruan Arbresh.info.
“Në këto momente të vështira kur Republika Çeke po përballet me përmbytje, në letrën drejtuar homologes sime, Ministres së Mbrojtjes së Republikës Çeke, Jana Černochová, i shpreha gatishmërinë për t’iu ofruar ndihmë autoriteteve çeke përmes kapaciteteve të kërkim shpëtimit apo formave tjera të mbështetjes humanitare”, ka shkruar Maqedonci.
Ai ka thënë Kosova qëndron me Republikën Çeke në këtë kohë të rëndë për të dhe shpresojmë për tejkalim të kësaj gjendje të rëndë dhe kthim sa më të shpejtë në normalitet./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Përmbytjet historike në Evropën qendrore shtojnë numrin e evakuimeve
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...
Trump mban konferencë për luftën në Iran – pikat kryes...
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëm...
Kombëtarja e Kosovës në futsall gati për sfidat e paraelimin...
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir A...
Rogerti në rolin e dajës së Brikenës – ia ndërpret das...