Kërkesat e fundit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) për korrigjim të Projektligjit për Paga janë marrë seriozisht nga Ministria e Administratës Publike (MAP).
Në këtë institucion premtojnë se do t’i përdorin të gjitha mundësitë për plotësimet e nevojshme të Projektligjit, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Ministria e Administratës Publike (MAP) duket se do t’ua pamundësojë mësimdhënësve t’i futen grevës së serishme.
Dikasteri që udhëhiqet nga Mahir Yagcilar premton se do t’i përdorë të gjitha mundësitë për përfshirjen e kërkesave të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) në Projektligjin për Paga, i cili aktualisht gjendet në Kuvend.
Në përgjigjen zyrtare që MAP-i ka dhënë për gazetën “Zëri” bëhet e qartë se Projektligji do të pësojë ndryshime me realizimin e plotësimeve të nevojshme derisa përmes tij të garantohet një stabilitet fiskal.
“Ligji për Pagat gjendet në Kuvend, në procedurë parlamentare. Duke u bazuar në sugjerimet që po vijnë nga subjektet e interesuara, MAP-i do të përdorë të gjitha mundësitë për përfshirjen e kërkesave të SBASHK-ut. Me këtë rast do të bëhen edhe përpjekje për realizimin e plotësimeve të tjera të nevojshme, në mënyrë që Ligji të garantojë stabilitetin fiskal dhe funksionim normal të tij”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Ministrisë. Plotësimet e ngjashme të Projektligjit i kanë komentuar edhe në Zyrën e Kryeministrit Ramush Haradinaj.
Në një përgjigje me shkrim për gazetën “Zëri” Donjeta Gashi, shefe e kabinetit të kryeministrit, ka thënë se Projektligji është dërguar në Kuvend, ku mund të bëhen plotësimet para se të votohet.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik