Manxhuka: Kur shkelet kontrata politikani e ka për detyrë rishikimin e saj – kjo bëhet përmes zgjedhjeve

15:19 | 2 Prill 2020
A Z

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se ata që po pretendojnë të ruajnë mandatin e deputetit pa shkuar në zgjedhje po proklamojnë një mashtrim të madh.

“Përfaqësimi është elektoral, ata që thirren në përfaqësim të popullit i përfaqësojnë kërkesat e qytetarëve para të cilëve kanë shpalosur ofertat. Nuk mund të tjetërsohet vullneti. Në mënyrë kur kontrata ndryshon politikani e ka për detyrë për rishikim kontrate. Kjo bëhet përmes zgjedhjeve. Palët që shkelin këto kontrata zakonisht futen në listën e zezë nga qytetarët për dëmtim të interesit e vullnetit të tyre, por po ashtu edhe për mashtrim e fyerje të inteligjencës”, ka thënë ai.

“Fushata elektorale nuk është reklamë televizive pas së cilës ne rikthehemi në realitetin mashtrues. 6 tetori, nëse për asgjë tjetër, mbahet mend për këtë ndëshkim. Përpjekja aktuale jo vetëm që është përpjekje e premtimeve të kundërta, por edhe goditje e vet mësimit të 6 tetorit”.

https://www.facebook.com/arlindman/posts/10158220785703698

Shpërndaje në rrjete sociale