Policia e Kosovës ka realizuar sot planin operativ “Patenta” me ç’rast janë kontrolluar 10 lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës, Gjilanit dhe Gjakovës.
Nga ky planë operativ, 11 persona kanë përfunduar të arrestuar ndërsa policia njofton se bastisjet janë kryer në shtëpi private, zyrat rajonale të MMPHI-së -koordinatorë/ekzaminerë dhe biznese me veprimtari të auto shkollës, përcjell Arbresh.info
“Hetimet për ketë rast kanë filluar muaj më parë me ç’rast janë aplikuar masat e veçanta të hetimit përmes të cilave janë arritur të sigurohen dëshmi të mjaftueshme për veprat penale ’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, duke u dëshmuar se njëmbëdhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë në forma të ndryshme në vazhdimësi kanë ndihmuar kandidatë të shumtë për tu pajisur me patentë shofer të kategorive të ndryshme, me qëllim të përfitimit material për vete apo për persona të tjerë, gjithnjë në kundërshtim me ligjin”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar provat si në vijim :
• një AK47,
• dy revole,
• 224 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm,
• para të gatshme (16.145 euro dhe 6660 franga zvicerane),
• 17 telefona mobil,
• 3 PC,
• 2 USB
• si dhe dokumentacion relevant për procedurë të mëtejme hetimore.
Lidhur me rastin personat e dyshuar janë shoqëruar për intervistim dhe me vendim të prokurorit dhjetë prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 ore, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...
Rrokulliset vetura në Austri që po e drejtonte gruaja nga Ko...
Vuçiq: Jemi një hap më afër zgjidhjes së problemeve me energ...
Policia apelon ngasësit për kujdes: Mjegulla paraqet rrezik